Në një letër të përbashkët drejtuar KE-së, Italia dhe Spanja theksojnë se është “momenti të riaktivizojmë ekonomitë tona, të rekuperojmë normalitetin e bashkë me të, dhe një element thelbësor të projektit europian sic është liria e lëvizjes në zonën Schengen”, shkruajnë ata.
Mbi këtë ka folur edhe ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio, i cili e përshkroi 15 qershorin si “ditën D për turizmin europian”. “Po punojmë me secilin vend, jo për t`i treguar sesa e bukur është Italia, sepse këtë e dinë të gjithë, por për t`I bërë të kuptojnë që mund të vijnë këtu me siguri të plotë”, u shpreh ai. Me gati 33.800 vdekje dhe 234,000 infektime, Italia është kthyer në njërin prej shteteve më të prekura nga Covid-19, ndaj dhe ka ngurrim nga vendet e tjera për të liruar lëvizjen me të.