Fund i lumtur për pesë punonjësit e një lokali bar-kafe që u  mbajtën peng në vendin e tyre të punës për disa orë në Holandë.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se është liruar edhe pengu i fundit, ndërsa mësohet se autori është arrestuar.

“Sapo është liruar edhe pengu i fundit. Një person është arrestuar, nuk mund të japim më shumë informacione për momentin”, thuhet në njoftimin e policisë të qytetit Ede. Personi që mori peng njerëzit ishte i armatosur dhe me eksplozivë.

Gjithashtu policia tha se nuk  ka asnjë tregues që situata e pengjeve të ketë  motiv terrorist.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët policia kreu evakuimin e 150 shtëpive në zonë dhe u kërkoi qytetarëve që mos të afrohen te lokali ku po po mbaheshin pengjet.

Autori dyshohet se hyri me armë dhe eksploziv në klub në orët e para të mëngjesit gjatë kohës që do të mbyllej dhe kërcënoi se do të hidhte në erë vendin.

Pronari i klubit tha për De Telegraaf se punonjësit e tij po mbaheshin peng. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tretë.

/vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";