Gazetari dhe botuesi i gazetes “TemA”, Mero Baze reagon për një deklaratë të bërë sot nga protesta për Teatrin, ku një prej folësve nga podiumi i uroi vdekjen shkrimtarit Ismail Kadare për faktin se nuk foli për shembjen e TK.
Baze thotë se të bësh sikur qan si aktor për një godinë tallashi e të mallkosh Kadarenë duke i uruar vdekjen, tregon se je armik i egër identitetit të kulturës kombëtare.
“Të bësh sikur qan si aktor, për një godinë, e të mallkosh nga ajo tribunë Ismail Kadarenë duke i uruar vdekjen Monumentit më të madh të kulturës shqiptare, do të thotë se je simbol i linçimit të identitetit të kulturës kombëtare dhe armik i egër i saj.
Bota ka pranuar kulturën tonë nga librat e Kadaresë e jo nga tallashet e një godine që të vetmen vlerë që ka është që nuk i zuri aktorët brenda”, shkruan gazetari Mero Baze.