Merkel prezanton prioritetet e BE/ Fokusi tek rimëkëmbja pas krizës së shkaktuar nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel prezanton prioritetet e BE/ Fokusi tek rimëkëmbja pas krizës së shkaktuar nga COVID-19

Ndërsa Gjermania ka marrë presidencën e BE vetëm një ditë më parë, qeveria federale dhe Komisioni Europian kanë parashtruar prioritetet këtë të enjte duke nënvizuar rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike në kushtet e pandemisë. Në një video-konferencë të përbashkët, kancelarja Angela Merkel dhe presidentja e komisionit europian, Ursula Fon der lajen këkuan solidaritet dhe bashkëpunim me të gjitha shtetet anëtare.

Shefja e komisionit europian u shpreh optimiste se 6 muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për të ardhmen e unionit.

Advertisement

URSULA VON DER LEYEN

“Do të kërkohet udhëheqje e fortë politike për ta sjellë këtë projekt në një përfundim të shpejtë dhe të suksesshëm. Një koordinim i ngushtë midis institucioneve dhe përfshirja e plotë e Parlamentit Europian kanë rëndësi thelbësore, po ashtu edhe arritja e një marrëveshje mes vendeve.”

Nën moton “Bashkë për rimëkëmbjen e Europës”, Gjermania ka parashtuar një plan ambicioz duke bashkëpunuar ngushtë edhe me Francën. Javën e ardhshme do të mbahet një minisamit që do ti paraprijë atij të 17 dhe 18 korrikut, për të vlerësuar ecurinë mbi fondin e propozuar të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh.

The post Merkel prezanton prioritetet e BE/ Fokusi tek rimëkëmbja pas krizës së shkaktuar nga COVID-19 appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy