Fundi i marsit 2021: Një pamje për të ardhur keq e qeverisë gjermane në luftën kundër pandemisë. Dhe nuk e heq dot nga mendja një pyetje që para një viti, madje para disa javësh, të dukej e pamundur. A ia del dot kancelarja gjermane edhe njëherë t’i japë orientim e strukturë luftimit të pandemisë. Apo duhet të dorëhiqet? Apo ajo vetë heq dorë?

Deri këtu nuk do të vijë puna, sepse askush në kulmin e një krize të rëndë prej dekadash nuk mund ta marrë dot skeptrin në dorë. Por rënia e autoritetit në vendin e saj të gruas kaq të nderuar në botë është marramendëse. Në fillim të javës, raundi me kryeministrat e landeve me përpjekjen e Merkelit vendosi një zgjatje të lockdaunit dhe në mes të kësaj ditët e pashkëve i shpalli si “qetësia e pashkëve”, superlokdaun.

Ministri i Brendshëm del kundër

Që aty nuk e kuptoi më kush kuptimin e këtyre 5 ditëve superlokdaun. Në një kohë që shumica e njerëzve në Gjermani nuk kishte ndonjë dëshirë të madhe të bënte udhëtime të mundimshme apo të festonte. Por Merkel ia doli me synimin e saj, me gjasa ajo i vuri para dilemës kryeministrat e landeve që kërkonin forma të lehta të turizmit gjatë ditëve të pashkëve. Thuhet, se ajo sinjalizoi, se nëse ju nuk e përkrahni këtë vendim, unë heq dorë nga e gjithë ujdia. Ky kërcënim, nësi ishte, ka pasur efekt vetëm disa orë. Pati protesta të mëdha nga ekonomia, kishat, opozita. Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer doli kundër vendimit për qetësinë e pashkëve. Në të njëjtën kohë CDU-ja e Merkelit ndodhet në një rënie të lirë në sondazhe, gjë që lidhet edhe me aferën e pakëndshme të deputetëve me maskat. Tani tërheqje. Pashkët nuk do të bëhen “festa e qetësisë”. Merkel flet për gabim. Puna që kërkohet për këtë dhe përfitimi nuk janë në proporcion, tha ajo. Kishte shumë gjëra të pasqaruara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dështim kolektiv

Të gjithë aktorët veprues, qeveria, landet duket se e kanë humbur udhën nëpër detaje. Dhe ato kanë si pasojë, që qytetarët nuk e kuptojnë më, se çfarë rregullash vlejnë. Në fillim flitet për një ndalim udhëtimi në ditët e pashkëve, pastaj lande të caktuara tërhiqen nga kjo pak orë pas raundit me kancelaren. Dhe nga që nga bisedimet e Merkelit me krerët e landeve depërtojnë informacione në mediat kupton se si po shuhet respekti për kancelaren. Në një kohë që Merkelit përmasat e kësaj pandemie i trajtoi me rëndësinë e duhur në fillimin e pandemisë më shumë se të tjerët. Por pas një viti pandemie, përgjigja e saj është vetëm ajo e kufizimeve. Edhe kur guxohen hapje të kujdesshme në kombinim me testet e shpejtë, mungojnë testet në sasinë e duhur. Fushata e vaksinimit po ashtu ecën ngadalë. Gjermania ka humbur kursin dhe orientimin në luftën kundër pandemisë.

Tragjikja e Angela Merkelit

Kjo është tragjike për gruan, serioziteti i së cilës, vullneti për kompromis dhe forca e saj duruese nderohet në të gjithë botën. Pikërisht mënyra e saj për të dëgjuar edhe pjesëmarrësin e fundit në debat dhe për ta përfshirë edhe atë po i kthehet asaj në disavantazh. Personalisht ajo nuk ka faj, federalizmi gjerman e ndalon qeverisjen ne dorë të hekurt. Por për momentin kjo qeveri nuk është shumë e aftë për veprim. Dhe shifrat e infektimeve rriten e rriten. Vetëm mund të bëhet më mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burimi: DW