Angela Merkel nuk e ka pranuar ftesën e presidentit Donald Trump, për të marrë pjesë në samitin e G7-ës që do të zhvillohet në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

“Kancelarja federale falënderon presidentin Trump, për ftesën e tij në samitin e G7 që do të zhvillohet në fund të qershorit. Por, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme të pandemisë, ajo nuk mund të pajtohet me pjesëmarrjen e saj personale, në një udhëtim në Uashington”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Sipas tij, kancelarja Merkel, do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën me pandemi, thuhet në raportin e Reuters.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në anën tjetër, Trump beson se nuk do të ketë “asnjë shembull më të mirë të rihapjes” sesa zhvillimi i samitit të G7-ës në Shtetet e Bashkuara në fund të qershorit, u tha në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, gjatë kësaj jave.

Ky samit, ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të qershorit, po shkaku i situatës me pandemi, është anluara dhe u vendos të organizohej në fund të muajit