Mundësia e bashkëpunimit me Rusinë për prodhimin e vaksinës Sputnik V u la e hapur nga Kancelarja Angela Merkel, me kusht që, siç tha ajo, vaksina të marrë miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

 

“Megjithëse ka ndryshime të rëndësishme politike në këtë moment, siç është çështja Navalny, në një pandemi mund të bashkëpunohet në një nivel humanitar”, theksoi Merkel, duke konfirmuar bisedën përkatëse që ajo kishte me Presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, bashkëpunimi do të jetë që vaksina ruse të prodhohet në Gjermani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";