Në 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vlerësuar meritat e OKB-së, por ka kërkuar edhe reformimin e saj. Merkel mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Shumë shpesh Këshilli i Sigurimit është i bllokuar, kur vjen puna për të marrë vendime të qarta. Ne kemi nevojë për reforma”. Ky është thelbi i mesazhit me video që kancelarja Merkel ka dërguar me rasin e 75 vjetorit të krijimit të OKB-së në Nju Jork. “Kombet e Bashkuara mund të jenë aq të suksesshme, sa ç’ bien dakord vendet anëtare”, tha politikanja e CDU-së. Për të zgjidhur sfidat globale të shekullit të 21-të, duhet që OKB të zhvillohet më tej.

Në video-mesazhin me rastin e ceremonisë për jubileun e OKB-së, Merkel ka kritikuar qartë bllokimin e punës së OKB-së. Kancelarja nuk përmendi as vende si Kina apo Rusia dhe as presidentin amerikan, Donald Trump, që ka preferuar veprimet unilaterale në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Por ajo ishte më se e qartë, kur tha, se shumë shpesh “Kombet e Bashkuara mbesin mbrapa idealeve që i kanë vënë vetes, sepse gjithmonë interesat e vendeve të veçanta pengojnë që sistemi i rendit të funksionojë si duhet të funksionojë.” Merkel shtoi këtu se “kush mendon, se mund t’ia dalë vetëm mbanë, gabohet. E mira jonë e të gjithëve ndahet. Si vuajtja. Ne jemi një botë.” Kancelarja gjermane ka marrë si shembull pandeminë e Coronës që tregon, se “problemet globale kërkojnë në të gjitha nivelet mirëkuptim dhe bashkëpunim përtej kufijve të vendeve”.

Merkel për një Këshill Sigurimi të zgjeruar

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjermania është gati të marrë përgjegjesi më tej, “me dëshirë edhe në një Këshill Sigurimi të zgjeruar”, tha Merkel, në kaudër të propozimeve për reformën e OKB-së dhe instancës së saj më të rëndësishme. Sfondi i kësaj është dëshira e Gjermanisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ku ky vend aktualisht është i përfaqësues si anëtar jo i përhershëm për dy vjet. Më tej Merkel ka vlerësuar punën e Kombeve të Bashkuara në konsolidimin e paqes si në Afganistan dhe Mali, por edhe në përndjekjen e krimeve të luftës si edhe në luftimin e varfërisë dhe shuarjen e sëmundjes së lisë.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh me kritika në jubileun e 75-të të OKB-së. “Shtëpia jonë e përbashkët nuk është në gjendje të mirë”, tha Macron po në një mesazh me video. “Fundamenti i saj është gërryer, muret janë çarë nga goditjet e atyre që e kanë ngritur vetë atë.” Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në fillim të ceremonisë shprehu pakënaqësinë se ka shumë “sfida multilaterale dhe një deficit në zgjidhjet multilaterale”. Ai tha se “askush nuk e do një qeveri botërore, por ne duhet të punojmë së bashku, për të përmirësuar udhëheqjen në botë./ DW

The post Merkel kërkon reformë të OKB-së appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";