Ukraina e kundërshton ndërtimin e linjës së gazsjellësit Nord Stream 2, duke thënë se kërcënon sigurinë e Ukrainës.

Gazsjellësi kalon nën detin Baltik dhe dyfishon eksportet e gazit rus drejt Gjermanisë.

Ukraina trembet se gazsjellësi rus Nord Stream 2 (Rrjedha Veriore 2) do të forcojë kontrollin politik të Moskës ndaj furnizimeve energjitike në rajon dhe rrjedhimisht rrit influencën e saj.

Në konferencën e përbashkët me kancelaren gjermane, kryeministri Zelensky e përshkruajti gazsjellësin e ri si “armë gjeopolitike e Kremlinit”, për të cilin tha se është “i rrezikshëm për të gjithë Evropën”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Merkel, e cila largohet nga politika pas 16 vitesh, tha se Berlini ka rënë dakord me Uashingtonin se gazsjellësi Nord Stream 2 nuk duhet të përdoret kundër Ukrainës.

Kancelarja tha se në një rast të tillë sanksione do të përdoren kundër Moskës, sipas marrëveshjes mes Gjermanisë e SHBA-së.

Zelensky tha se shqetësohej për atë që do të ndodhte brenda tre vjetësh kur të mbarojë kontrata e shpërndarjes së gazit rus me anë të linjave ukrainase që do të shkaktonte humbje të miliarda dollarë në të ardhura për ekonominë e Kievit.

Merkel, mbajti bisedime edhe me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, ndërsa premtoi në Kiev rreth 1 miliardë dollarë ndihmë për rigjenerimin e sektorit të energjisë së rinovueshme të Ukrainës si opsion kompensues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia është burimi i rreth 40% të gazit natyror të BE – pak më shumë se Norvegjia, e cila nuk është pjesë e BE, por pjesë e tregut të përbashkët të Unionit.

Linja e re e gazit nën Baltik shton volumin e furnizimit me 55 miliardë metër kub në vit.