Merkel: Ballkani është pjesë e Evropës ku plagët e luftës ende nuk janë shëruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel: Ballkani është pjesë e Evropës ku plagët e luftës ende nuk janë shëruar

Përpara se të përmbyllë një nga nismat më të rëndësishme të saj në politikën e jashtme, të ashtuquajturin proces i Berlinit, kancelarja Angela Merkel i është drejtuar me një mesazh liderve të Ballkanit Perëndimor duke kërkuar pajtim dhe tejkalim të së kaluarës. Merkel po ashtu nënvizon se e ardhmja e rajonit është e paalternativë dhe i përket Europës së bashkuar.

 

“Në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë sfida, mosbesim dhe nacionalizmat ende nuk janë zhdukur, ndërsa kontestet bilaterale mund të shpërthejnë në çdo çast dhe prandaj nevojitet pajtim. Kjo do të thotë tejkalim i të kaluarës dhe bërja e gjithçkaje që është e mundur në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në paqe. Ballkani Perëndimor është fqinj i drejtpërdrejtë i BE-së. Është pjesë e Europës ku plagët e luftërave ende nuk janë shëruar, ndërsa shumë qytetarë në atë rajon jetojnë edhe në Gjermani. Vendet e unionit duhet të kenë interes për zhvillim të qetë në Ballkanin Perëndimor dhe jemi përgjegjës për këtë.”

 

Advertisement

Më 5 korrik, kancelarja gjermane do të bisedojë për herë të fundit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit i cili nsii në gushtin e vitit 2014.

 

Atëkohë Shqipëria sapo kishte marrë statusin e kandidatit, ndërsa Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kishin siguruar. Ndërsa Kosova dhe Bosnje-Hercegovina po bisedonin për përmbylljen e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit, e cila do të nënshkruhej një vit më pas.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy