Mercenarët dhe lufta: Cilat shtete i paguajnë për punët e tyre të pista?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mercenarët dhe lufta: Cilat shtete i paguajnë për punët e tyre të pista?

Nga Milena Gabanelli

Thonë se është puna e dytë më e vjetër në botë. Në 20 vitet e fundit ka pasur një bum suksesi.

Bëhet fjalë për mercenarët dhe firmën ku ata punojnë, pra një kompani sigurimi.

Janë me dhjetëra mijëra ushtarë të aftë, që sipas rastit stërviten, mbrohen ose luftojnë. Por avantazhi i privatizimit të tyre në kompani ka disa paqartësi.

Advertisement

Pak kontrolle publike dhe kontrata joprokurimi.

Ushtarët punësohen në kohën e luftës dhe mund të shkarkohen në përfundim të kontratës.

Shtetet gjithnjë e më shumë po i përdorin këta mercenarë. Kushton më pak dhe nuk i ekspozon politikisht, sepse këta ushtarë nuk veshin uniforma.

Në përkufizimin e David Isenberg për Institutin e Kërkimit të Paqes në Oslo, ushtarët modernë të fatit mbushin hendekun midis qëllimeve gjeopolitike dhe mjeteve, që publiku mund të pranojë.

Advertisement

Kur njëri prej tyre vdes është aksident në punë, kur vdes një ushtar me uniformë është dramë kombëtare.

Rastet e dhunës dhe shkeljes së rregullave ndërkombëtare janë të panumërta.

Rusia: aty ku vepron Wagner

Putin-i ka në dispozicion njerëzit e Wagner-it, një kompani sigurimi, një shtrirje perfekte e ndjenjës së tij të përtërirë perandorake: Ukraina, Siria, Sahel janë teatrot më aktive.

Rusët dhe ish-sovjetikët e republikave të Azisë Qendrore punojnë për Wagner.

Advertisement

Kodi Penal Italian dhe një ligj i vitit 1995 ndalojnë luftën jashtë vendit për para dhe një 28-vjeçar nga Messina, Giuseppe Russo, i cili në Facebook mburret se ka qëlluar “për Putin-in”, është në kërkim që nga viti 2016.

Prokurori Publik i Genovas ka dërguar në gjyq 21 mercenarë italianë, kryesisht neo-nazistë pro-rusë, të cilët i përgjigjen urdhrave të një ish-anëtari të Forza Nuova-s, Andrea Palmeri, një huligan nga Lucca, të cilin të gjithë e quajnë “gjeneralisimo”.

Afrika paguan me miniera ari dhe puse nafte.

Vala e grushteve të shtetit muajve të fundit në Afrikën Perëndimore u prit me kënaqësi nga Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Wagner-it dhe i ashtuquajtur “kuzhinieri e Putin-it”.

Advertisement

Sukseset e Nigerisë kundër Boko Haram varen nga ndihma e “tankeve fluturuese” Mi-24 Hind të Wagner-it.

Me atë kartëvizitë, Wagner ndihmoi Ushtrinë për grushtin e shtetit në Sudan.

Në këmbim, Moska mund të merrte bazën e saj të parë detare afrikane nga Qeveria e re që nga rënia e BRSS.

Në Afrikën Qendrore, Wagner ka marrë një minierë diamanti. Një pus nafte në Siri.

Advertisement

Në mesin e shkurtit, ushtarët francezë u larguan nga Mali dhe mercenarët rusë i zëvendësuan ata si këshilltarë ushtarakë të Ushtrisë Kombëtare.

Suksesi më i madh i Rusisë në Afrikë ndoshta mbetet shpëtimi në vitin 2019 i gjeneralit Haftar nga ofensiva e Ushtrisë Kombëtare Libiane të mbështetur nga Turqia.

Një mijë mercenarë dhe 8 gjuajtës-bombardues penguan ribashkimin e vendit.

Në këmbim, ata tani kontrollojnë dy puse nafte dhe Moska synon të japë një port tjetër në Mesdhe pasi të shpëtojë atë sirian nga Shteti Islamik.

Advertisement

Çelësi i sukseseve të dyshes Wagner-Putin është se ata nuk rëndojnë në arkën publike të Moskës. Wagner synon të paguhet nga vendet që “ndihmon”, Moska vetëm jep një dritë jeshile.

Një përjashtim është Ukraina. Atje Moska paguan nga xhepi i saj.

Krime dhe Donbass

Më 26 shkurt 2014 në Krime, paraushtarakë – “burra të vegjël të gjelbër”, u quajtën më vonë- pushtojnë godinat qeveritare ukrainase në Simferopol dhe Sevastopol, duke imponuar një Qeveri pro-ruse dhe duke i hapur rrugën aneksimit të gadishullit nga Putin-i.

Ata janë gjithmonë njerëzit e Wagner.

Advertisement

Disa muaj më vonë, sapo shpërtheu lufta në Donbass, Ukraina lindore u bë një vend pushtimi për mercenarët nga të gjitha anët.

Çeçenen, çekë, moldavë dhe kazakë.

Shumë vijnë nga Ballkani: serbët që ndihmojnë “vëllezërit rusë”, kroatët në mbështetje të ukrainasve.

Ushtarët e fatit të organizatës serbe “Jovan Sheviç” mburren në gazetat e Moskës se kanë shkatërruar shumë tanke ukrainase.

Advertisement

Qeveria e Kievit kap një vullnetar të Beogradit, Dejan Beriç, një snajper i kompanisë “North Wind”, i cili po lufton me separatistët e Donetsk.

E njëjta gjë nga ana tjetër: në vitin 2015 u zbulua se 25 kroatë të rekrutuar nga organizata “Divizioni Misantropik” i Zagrebit që janë inkuadruar në Batalionin Azov, një formacion paraushtarak ukrainas, dhe janë trajnuar nën urdhrat e një snajperistit suedez të quajtur Mikael Skilt.

Ky i fundit, i njohur ndryshe si “Viking-u”.

Njëri prej këtyre mercenarëve, Denis Šeler, njihet në shtabin e policisë në të gjithë Evropën si kreu i huliganëve të Dinamo Zagrebit, Bad Blue Boys.

Advertisement
SHBA: Kompanitë shumë besnike të sigurisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë gjithashtu “kompanitë e tyre të sigurisë”: tre ose katër (nga dhjetëra aktive) shumë besnike dhe shumë të paguara.

Ato me qarkullimin më të lartë janë regjistruar në Britaninë e Madhe, Australi, SHBA dhe Afrikën e Jugut, por klienti gjeopolitik mbetet Washingtoni.

Në Karolinën e Veriut ka një fushë trajnimi për ushtarët prej 28 kilometrash katrorë me 20 avionë, automjete të blinduara, transportues trupash, raketahedhës, artileri.

Buxhetet kthehen në shifra marramendëse, por as Kongresi Amerikan nuk i nxjerr shifrat se sa i kushtojnë.

Advertisement

Kryesisht amerikanë, britanikë, australianë, afrikano-jugorë, kilianë, kolumbianë, nepalezë, filipinas, evropianë punojnë për kompanitë perëndimore.

Përdoren në Afganistan dhe veçanërisht në Irak, ku gjatë pushtimit tre kompani mercenare kishin më shumë se 250 mijë punonjës jo-irakenë në vend dhe u ofronin shërbime ushtarëve të rregullt: pastrimin e banjave dhe mensave në 85% të rasteve.

Duket pak, por nuk dihet, që në momentet më të nxehta në Irak, në luftime vdiqën më shumë mercenarë sesa ushtarë të rregullt.

Në vitin 2003 në Irak kishte 1 mercenar për çdo 10 ushtarë; në fund të misionit në 2017-ën, megjithatë, raporti u përmbys: 3 me 1.

Advertisement
Nga Turqia në Iran: me besim dhe para

Turqia, Sudani, Afganistani, Irani dhe disa galaktika xhihadiste kanë (ose kanë pasur) “kompani sigurie” të krijuara nga veteranët e tyre, që mbajnë lidhje të privilegjuara me Qeveritë përkatëse.

Ka afganë, sirianë, libanezë dhe irakianë në shërbim të Iranit: luftojnë për para.

Ata ishin të domosdoshëm në mposhtjen e Shtetit Islamik.

Sudanezët kanë ofruar automatikët e tyre që nga koha e Gadafit në Libi dhe vende të tjera afrikane, por pa një dizajn gjeopolitik ata shpesh ndryshojnë punëdhënës.

Advertisement

Për Is-in dhe Al Qaed-an, kompania Malhama Tactical u kujdes për trajnimin e vullnetarëve.

Turqia ofron dronët e saj bombardues me instruktorë privatë të bashkangjitur.

Ankaraja ka përfshirë sirianë dhe ish-vullnetarë të xhihadit në shpërbërjen e Shtetit Islamik dhe po i punëson ata në Libi.

Sipas Armenisë, ata ishin arkitektët e disfatës së saj në luftën me Azerbajxhanin për Nogorno Karabach.

Advertisement

Dronët turq (dhe pilotët e tyre) aktualisht po luftojnë Moskën në Ukrainë.

Sa paguhen?

Ka ushtarë që marrin të ardhura në Libi, Egjipt, Algjeri, Republikën Demokratike të Kongos, Sudan, Republikën e Afrikës Qendrore, Nigeri, Burkina Faso, Mali, Guinea Bissau, Mozambik, Ruanda, Eritrea, Çad, Zimbabve, Izrael, Jemen, Kurdistan , Venezuela, Ekuador, Panama, El Salvador, Kili, Indonezi.

Pagat e tyre ndryshojnë shumë.

Ish- Navy SEAL thuhet se marrnin 10 mijë dollarë në ditë nga Emiratet për ndërhyrjet e tyre në Jemen.

Advertisement

Në Libi duket se 1 mijë 200 rusët paguhen 3mijë e 600 euro në muaj, por një pilot luftarak do të merrte 18 mijë; sipas disa intervistave.

Turqit paguajnë 2 mijë 000 dollarë për 7 mijë mercenarët e tyre të regjistruar në Siri dhe të dërguar për të luftuar në Libi.

Për operatorët e dronëve arrijnë në 5 mijë kundrejt 10 mijë në muaj, që marrin pilotët privatë të dronëve të vëzhgimit të CIA-s.

Somalezët dhe çadët janë të kënaqur me 1.5 mijë dhe kolumbianët e Akademisë marrin rreth dy mijë dollarë në muaj.

Advertisement

Më të lirët mbeten afganët Hazara që luftuan kundër Shtetit Islamik në Siri, duke marrë vetëm 600 dollarë në muaj nga Irani.

 

Konventa Ndërkombëtare e OKB-së e vitit 1989 ndalon “rekrutimin, financimin, trajnimin, përdorimin e mercenarëve”, por vetëm Zvicra vendosi në vitin 2015 të mos pranojë më kompani sigurie në regjistrin e saj të biznesit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy