Dëshmitarët që përjetuan shpërthimin e fuqishëm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, kanë treguar momentin tronditës, ku u nxorën të pajetë 10 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes u publikuan menjëherë në rrjete të ndryshme sociale, ndërsa mendohet se ka shpërthyer një depo me fishekzjarre.
Një qytetar tha se shpërthimi ishte aq i madh, sa për një moment mendoi se do të vdiste, ndërsa shtoi ballkonet u shembën dhe dritaret u copëtuan.
Ndërkohë, një tjetër tha se njerëzit filluan të bërtisnin dhe të vraponin të gjakosur: “Ishte një kaos i plotë”.
Përveç apartamenteve, dyqaneve e zyrave, nga shpërthimi janë shkatërruar edhe disa objekte të qeverisë dhe rezidenca e kryeministrit Saad al Hariri.
Për shkak të numrit të lartë të qytetarëve që janë dërguar për të marrë mjekin, qendrat spitalore janë mbingarkuar.
The post “Mendova se do vdisja”/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin e shpërthimit të fuqishëm në Bejrut appeared first on Vizion Plus.