“Mendojnë se fituan Luftën e Ftohtë”, Putin kërcënon me reagim ushtarak nëse NATO zgjerohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mendojnë se fituan Luftën e Ftohtë”, Putin kërcënon me reagim ushtarak nëse NATO zgjerohet

Rusia do të shqyrtojë kundërpërgjigje të fortë ushtarake nëse do të ndihet e kërcënuar nga NATO. Ishin këto fjalët e presidentit, Vladimir Putin, gjatë një eventi me zyrtarët më të lartë të ushtrisë në Moskë.

Duke mos përjashtuar mundësinë e pushtimit të Ukrainës, shefi i Kremlinit akuzoi perëndimin se po mban gjallë tensionet.

“Ajo që po ndodh tani, rritja e tensioneve në Europë, është i gjithë faji I tyre. Në çdo hap, Rusia është detyruar që të përgjigjet në një mënyrë apo tjetrën. Në çdo hap, situata është përkeqësuar dhe degraduar. Tani ne jemi në një situatë ku jemi të detyruar të marrim një vendim”, deklaroi presidenti rus.

Putin thotë se vlerësimi i gabuar i rezultatit në Luftën e Ftohtë është shkak i këtyre tensioneve të fundit me Perëndimin.

Advertisement

“Ndonjëherë e pyesim veten: pse ata po i bëjnë gjitha këto, në ato rrethana? Duket e paqartë. Mendoj, ndoshta nga euforia e fitores në të ashtuquajturën Luftë e Ftohtë.

Apo nga e ashtuquajtura fitore në Luftën e Ftohtë. Ndoshta nga vlerësimi i pasaktë i situatës në këto momente dhe analiza e jokompetente, me të meta e zhvillimeve të mundshme. Besoj nga kjo, pasi nuk ka arsye tjetër”, shtoi Putin.

Presidenti rus tha se nuk i beson më Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa shpreson për bisedime konstruktive për ta zgjidhur krizën në Ukrainë përmes dialogut.

Putin shtoi se kërkesat e Moskës ndaj perëndimit nuk janë ultimatum, por garanci për sigurinë. Kushti kryesor për shmangien e luftës është që Ukraina të mos anëtarësohet kurrë në NATO, dhe për këtë Rusia kërkon garanci me shkrim.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy