Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj Princi Harry kanë marrë vendimin për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky vendim i tyre ka ardhur pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Si duket Meghan ka vendosur që të lërë mënjanë angazhimet e saj profesionale dhe t’i bashkohet familjes të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë pas humbjes së Mbretëreshës.
Konkretisht, sot u konfirmua se Meghan Markle ka ndaluar transmetimin e podcast-it të saj në Spotify, Archetypes, gjatë periudhës së zisë së Mbretëreshës.
Tre episode të plota të serialit audio tashmë janë publikuar që nga 23 gushti, me të ftuar të famshëm ndërkombëtarë si tenistja Serena Williams, ylli i popit Mariah Carey dhe aktorja dhe producentja Mindy Kaling.
Periudha e “zisë mbretërore” do të vazhdojë deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës, i cili do të mbahet të hënën, më 19 shtator.