Kremlini po planifikon një ofensivë në shumë fronte në Ukrainë në fillim të vitit të ardhshëm duke përdorur 100 grupe taktike të batalioneve me rreth 175,000 trupa, së bashku me automjete të blinduara, artileri dhe pajisje të tjera.
Kështu shkruan Washington Post, duke cituar drejtuesit amerikanë dhe dokumentet e paklasifikuara të inteligjencës amerikane, përfshirë edhe imazhet satelitore.
Dokumentet tregojnë grumbullimin e forcave ruse në katër vende përgjatë kufirit me Ukrainën dhe praninë aktuale të 50 grupeve taktike të batalioneve.
“Planet ruse parashikojnë një ofensivë ushtarake kundër Ukrainës në fillim të vitit 2022 me një shkallë forcash të dyfishtë nga ajo që pamë pranverën e kaluar gjatë stërvitjeve të shpejta ruse pranë kufijve ukrainas”, tha një ekzekutiv i administratës në kushte anonimati.
“Planet përfshijnë lëvizjen e zgjeruar të 100 grupeve taktike të batalioneve me një numër deri në 175,000 trupa, së bashku me automjete të blinduara, artileri dhe pajisje të tjera,” shtoi ai.
Megjithatë, SHBA vlerëson se Moska aktualisht ka 70,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, kundrejt rreth 94,000 të raportuar nga Kievi.