“Erdogan Fuck You”, ky është titulli i një gazete greke i shkruar në gjuhën turke dy dite me pare qe ka shkaktuar të tjera tensione mes Athinës e Ankarasë.
Artikulli i disa ditëve më parë i gazetës greke “Demokratianeës”, ka fyer rëndë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ka sjellë reagimet e Ministrit turk të Mbrojtjes, i cili kërkon përgjigje nga Athina Zyrtare dhe apelon gjykatat greke të dënojnë këtë tabloid.
Madje mediat turke përcjellin se Erdogan ka biseduar me avokatët e tij për ta ndjekur në rrugë ligjore duke ngritur padi për ofendim nadj medias greke këtë të hënë, ndërsa Ministria e Jashtme turke ka thirrur ambasadorin grek në Ankara mbi titullin e gazetës greke.
Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit në presidencën Turke, në një letër drejtuar zëdhënësit të qeverisë greke, Stelios Petsas, shkruan se “Në emër të qeverisë turke dënon me fjalët më të forta botimin e fyerjeve drejtuar Presidentit në faqen e parë të një gazete të ekstremit të djathtë”.
Ndërsa në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se ministri Akar, tha se “Kjo foto turpi do të mbesë një njollë e zezë në historinë e shtypit grek”.
Ministria Greke e Punëve të Jashtme u përgjigj se përdorimi i gjuhës ofenduese dënohet, por shtoi se liria e Shtypit është plotësisht e mbrojtur në Greqi.
Athina dhe Ankaraja zyrtare janë në kulmin e tensioneve për shkak të përplasjeve mbi të drejtën e kërkimeve për gaz dhe naftë në ujrat e diskutueshme në Mesdheun Lindor.
The post Mediat greke ofendojnë rëndë Erdoganin/ Tensionet në kulm appeared first on Vizion Plus.