Mediat amerikane: Putin e ka dhënë urdhërin e pushtimit të Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediat amerikane: Putin e ka dhënë urdhërin e pushtimit të Ukrainës

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë një përpjekje të fundit për të zgjidhur me diplomaci konfliktin në Ukrainë. Mediat raportojnë për një bisedë 105 minuta mes tij dhe homologut rus, Vladimir Putin, pas së cilës sipas Macron “u ra dakord për nevojën e një zgjidhjeje diplomatike”.

Macron ka vënë një bast të madh me këtë njoftim, pasi paralisht me këto lëvizje, mediat të ndryshme citojnë shërbimet amerikane të jenë shpreur se Putin ka dhënë tanimë urdhërin për vijimin e operacionit të pushtimit.

Të njëjtat burime sqarojnë se urdhëri vetë nuk do të thotë pushtim me siguri, pasi Putin mund ta anullojë atë, por ai konfirmon në rrugë operative se Rusia ka ndërmend ta zgjidhë përfundimisht çështjen e Ukrainës.

Ndërkohë që flitet për pushtim, janë parashikuar disa takime të nivelit të lartë. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka deklaruar se ai do të takojë homologun rus Sergey Lavrov, nëse Rusia nuk procedon me pushtimin e Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy