Ish-presidenti amerikan Barack Obama mësohet se u ka thënë aleatëve ditët e fundit se rruga e Presidentit Biden drejt fitores është ngushtuar ndjeshëm, raporton Washington Post.
Ai gjithashtu beson se presidenti duhet të konsiderojë seriozisht qëndrueshmërinë e kandidaturës së tij, sipas shumë njerëzve të informuar mbi mendimet e tij.
Skenarët për tërheqjen e Bidenit nga gara zgjedhore në SHBA kanë qenë të shumtë. Disa demokratë të lartë thonë privatisht se presioni në rritje nga udhëheqësit e kongresit dhe miqtë e ngushtë të partisë do të bindë përfundimisht Presidentin Biden të vendosë të largohet nga gara presidenciale që në fillim të kësaj fundjave, sipas uebsajtit axios. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";