Këtë të shtunë Italia perballet me Austrine në Ëembley, për raundin e 1/8. Të kaltrit mbyllen fazen e grupeve ne menyre perfekte duke fituar te gjitha takimet dhe per me teper nuk pesuan asnje gol. Tekniku Mancini do te kerkoje te ruaje ritmin e ketij suksesi dhe padyshim ne kete perballje do te hedhe ne fushe me te miret me te njejten skeme te perdorur deri me tani, 4-3-3.
Dilema e Mancinit është mesfusha, nese do të luaje me Verratin qe nga minuta e pare apo jo. Futbollisti i PSG, u rikthye nga demtimi ne ndeshjen me Uellsin dhe ishte me i miri sa i perket statistikave te sfides.Por në mungesë të 28 vjecarit Locatelli bëri nje paraqitje mjaft te mire, i cili ishte dhe protagonist kundër Zvicrës me dy gola te shenuar.
Per te vetmin repart qe tekniku italian nuk ka dyshime, eshte sulmi. Rikthehet treshja titullare me te cilen axurret kane luajtur gjate fazes se grupeve ne kete kampionat Evropian, Berardi, Immobile dhe Insigne.
Ndërsa Austria e mbylli fazen e grupeve duke regjistruar 2 fitore dhe nje humbje. Italianët shihen qarte me favorite per te kaluar me tej, per shkak te formes se mire, por austriaket do te tentojne surprizen per te vazhduar me tej aventuren.
Per te dyja ekipet, seanca e fundit stervitore nuk do te zhvillohet ne Uembli per shkak se ky stadium do te prese pas tre ditesh dhe sfiden Angli – Gjermani.
Tekniku Franco Foda ka provuar disa skema te rendesishme taktike. Mbrojtja me katër kundër Ukrainës duket se është konfirmuar: Alaba do të jetë mbrojtësi i majtë dhe jo mbrojtes qendror.
Foda, megjithatë, mund të ndryshojë përsëri skemen e tij dhe të zgjedhë 4-1-4-1: në praktikë një version më i mbuluar se 4-3-3-shi qe perdori ndaj Ukraines, per t’iu mos lejuar me shume hapesira italianeve.
Lojtari i vendosur midis mbrojtjes dhe mesfushës pritet të jetë Grillitch, ndërsa Sabitzer do të perpiqet te bllokoje Zhorxhinjon, organizatorin e Axurreve. Ndersa sulmuesi Arnautovic shihet me i favorizuar ndaj Kalajdzic per te startuar ne kete gare.