Një përkthyese nga Ukraina është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Turqi. Koka e saj ishte e mbuluar me një qese plastike, ndërsa duart i kishte të prangosura.
30-vjeçarja Kristina Novitskaya nuk kishte shenja dhunë në trupin e saj.
Ndërkohë, policia lokale dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje. Mirpëo, miqtë e 30-vjeçares shprehen se Kristina nuk do të merrte kurrë këtë vendim dhe se shfaqej gjithmonë e lumtur.
Ndër të tjera, ata thanë se nuk fliste shumë për jetën e saj private në Turqi. Përveç pëkthimit, ajo punonte edhe si instruktore kërcimi.
Advertisement