Policia e Vlorës ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

 

Ka qenë vetë 14-vjeçarja ajo që ka bërë denoncimin, e më pas policia ka vepruar duke bërë prangosjen e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.