Mijëra njerëz janë mbledhur në kryeqytetin iranian, Teheran, në një ceremoni përkujtimore për liderin politik të vrarë të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Një procesion është planifikuar të nisë në Universitetin e Teheranit dhe do të shkojë drejt Sheshit Azadi, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr Neës.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei do të kryejë lutjet për Haniyeh sot, sipas mediave shtetërore iraniane, dhe vendi ka shpallur tri ditë zie publike.

Mijëra qytetarë iranianë janë mbledhur së bashku për të dëgjuar Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetarin e parlamentit të Iranit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë në turmë u panë duke valëvitur flamurin palestinez dhe iranian, si dhe flamurin e verdhë të grupit militant libanez Hezbollah.

Haniyeh do të varroset në kryeqytetin e Katarit, Doha, të premten, tha Hamasi. Para vrasjes së tij, Haniyeh kaloi shumicën e kohës në Doha, ku Hamasi kishte një zyrë politike./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";