Mijëra amerikanë i dhanë dje lamtumirën e fundit afro-amerikanit George Floyd, vdekja e të cilit nxiti një valë protestash kundër racizmit në Amerikë. Familjarë dhe miq të ngushtë morën pjesë në ceremoninë private në Houston të Teksasit.

Më pas funerali u zhvendos në një varrezë në Pearland, ku Floyd do të pushojë përjetësisht pranë nënës së tij.

Ndërkohë, më herët kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden takoi familjarët e afro-amerikanit për t’i ngushëlluar për vdekjen e të dashurit të tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“George Floyd do të ndryshojë botën. Vdekja e tij ishte një pikë kthese në historinë Amerikane”, tha Biden.

Ndërkohë, një ditë më parë mijëra persona kanë bërë homazhe në Houston, ndërsa më përpara u mbajtën dhe ceremoni përkujtimore në Mineapolis dhe Karolinën e Veriut.