Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një 40-vjeçari, shqiptar i Kosovës.

Viktima, i identifikuar si Isa Q, me profesion DJ, ka qenë duke lëvizur me një Ferrari, pasi kishte përfunduar një koncert.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari i bardhë po lëvizte me shpejtësi mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugë për shkak të lagështisë dhe është përplasur me bordurat anësore.

Makina u bë në copa, të cilat u shpërndanë gjithëandej dhe më pas shpërtheu në flakë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vëllai i tij 41-vjeçar ka konfirmuar se automjeti i përkiste atij.

Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai./vizionplus.tv