
Qeveria franceze njofton se 27 emigrantë dyshohet të jenë mbytur pasi varka me të cilin udhëtonin drejt Britanisë së Madhe u mbyt në Kanalin i La Manshit.
Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur menjëherë dhe deri në këto momente 5 emigrantë janë nxjerrë pa ndjenja nga uji. Alarmi në policinë franceze u dha nga një anije peshkimi, e cila lajmëroi se kishte pikasur në det dhjetëra trupa njerëzish.
Në muajt e fundit është shtuar ndjeshëm numri i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë nga Franca në drejtim të Britanisë së Madhe përmes Kanalit të La Manshit.
Sipas të dhënave, deri në muajin nëntor, numri i emigrantëve që kanë hyrë në Britani ka qenë 3 herë më i madh, krahasuar me një vit më parë.
Advertisement