Mbytet anija në Lampeduza/ Shpëtohen 43 emigrantë, 8 rezultojnë të zhdukur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbytet anija në Lampeduza/ Shpëtohen 43 emigrantë, 8 rezultojnë të zhdukur

Një anije me 53 emigrantë në bord u mbyt në afërsi të Lampeduzës në Itali.

 

43 persona u shpëtuan pas ndërhyrjes së autoriteteve italiane, dy të tjerë u shpëtuan nga peshkatarë të zonës, ndërsa fatal ishte fati i një 2-vjeçareje e cila ndërroi jetë teksa anija e patrullës po e dërgonte për në port.

 

Advertisement

8 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur mes të cilëve edhe dy fëmijë.

 

Anija e mbytur pranë brigjeve të Lampeduzës ishte nisur nga Tunizia me emigrantë nga Bregu i Fildishtë, Burkina Faso, Guinea dhe Mali.

 

Advertisement

Vetëm pak orë ë vonë, një tjetër anije me rreth 400 emigrantë në bord u shpëtua nga autoritetet dhe u vendos në Lampeduza. Gjithsej në brigjet e ishujve Italian, vetëm të hënën mbërritën 11 anije me emigrantë.

 

Çështja e emigrantëve të paligjshëm nga Afrika e Jugut është kthyer në një nga problemet kryesore të qeverisë italiane por edhe në shtete të tjera të Evropës.

 

Advertisement

Për këtë kryeministrja Georgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama nënshkruan marrëveshje që një pjesë e këtyre emigrantëve të sillen në Shqipëri për një periudhë të caktuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy