Përfundoi dita e parë e bisedimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në pallatin Dolmabahçe në Stamboll.
Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e ambasadës së Ukrainës në Ankara.
“Ne do të vazhdojmë negociatat tona me Rusinë, por do të përfshijmë edhe vendet garantuese”.
Kështu deklaroi delegati ukrainas Mikhaylo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në një konferencë për shtyp pas seancës së bisedimeve me përfaqësuesit e Moskës dhe Kievit që u mbajt mëngjesin e sotëm në pallatin Dolmabahçe në Stamboll.
Turqia, e cila priti takimin e sotëm, është një nga 8 shtetet garantuese që ka caktuar Kievi.
I pranishëm në bisedimet në Turqi ishte edhe oligarku rus Roman Abramovich ( Presidenti i ekipi te Chelsea), i cili sipas raportimeve të agjencisë ruse Tass ka folur me Erdoganin përpara takimit.