Mbreti kërkon rritje ekonomike, qeveria e re britanike duhet të ketë në fokus edhe çështjet e sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbreti kërkon rritje ekonomike, qeveria e re britanike duhet të ketë në fokus edhe çështjet e sigurisë

Mbreti i Anglisë, Charles III nisi këtë të mërkurë zyrtarisht punën e parlamentit të ri të formuar pas zgjedhjeve.

Sipas traditës, Monarku Charles mbërriti në Westminster për të prezantuar prioritetet e qeverisë së re e cila do të drejtohet nga laburisti Keir Starmer.

Rritja e ekonomisë së ishullit, politika e jashtme, dhe çëështjet e sigurisë do të jenë në kryë të axhendës së 40 ligjeve dhe projektligjeve  që pritet të vihen në zbatim në muajt e ardhshëm.

“Rritja ekonomike do të jetë një mision themelor. Qeveria ime do të kërkojë një partneritet të ri si me njerëzit e biznesit ashtu edhe me ata që punojnë dhe do të ndihmojë vendin të kalojë sfidat e fundit të kostos së jetesës duke i dhënë përparësi krijimit të pasurisë për të gjitha komunitetet”, tha mbreti.

Advertisement

Charles tha gjatë fjalimit se qeveria e re do të bëjë një rishikim strategjik të mbrojtjes.

“Angazhimi ndaj NATO-s do të mbetet i palëkundur. Do të sigurojmë që aftësitë mbrojtëse të Mbretërisë së Bashkuar ttë përputhen me ndryshimin e kërcënimeve strategjike globale”, tha mbreti.

Qerveia e re ka siguruar gjithashtu se do të vijojë mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës dhe do të punojë për zgjidhjen me dy shtete në luftën mes Izraelit dhe hamasit.

Kryeministri Britanik Keir Starmer ka thënë se përmes këtij prjekti politik synon të rikthejë besiminin e britanikëve në politikë duke treguar se ajo mund të jetë në shërbim të njerëzve dhe jo në shërbim të interesave personale.

Advertisement

Sa i takon politikës së jashtme, shefi i qeverisë së Londrës ka deklaruar se do të rikthejë marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe bashkimit eruopianm, të cilat janë lëkundur  prej Brexit në 2020.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy