Mbreti Charles III i ka shkruar Donald Trump pas atentatit në Pensilvani, tha Buckingham Palace.
Pallati nuk bëri të ditur përmbajtjen e mesazhit privat të monarkut, i cili u dërgua të dielën përmes Ambasadës Britanike në Uashington, DC.
Ish-presidenti u qëllua në vesh kur një person i armatosur hapi zjarr në mitingun e Pensilvanisë.
Një spektator humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Sulmuesi i dyshuar, Thomas Matthew Crooks, u qëllua për vdekje në vendngjarje
Trump, i cili ngriti grushtin drejt turmës i gjakosur pas të shtënave, i tha New York Post se ai “supozohej të kishte vdekur” dhe e përshkroi atentatin si një “përvojë surreale”.
Ai do të flasë këtë javë në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee, Wisconsin, ku do të konfirmohet zyrtarisht si kandidati i partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit./vizionplus.tv