Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer , njoftoi Buckingham Palace në një deklaratë për shtyp mbrëmjen e kësaj të hëne. Monarku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale nga prostata, por sipas Buckingham Palace tumori nuk është në këtë pjesë, por në një organ tjetër, që nuk e kanë specifikua.

Mbreti Charles ka nisur mjekimet, por ka shtyrë daljet publike.

“Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit për zgjerimin beninj të prostatës, u vërejt një çështje e veçantë shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri.

Madhështia e tij ka filluar sot një orar trajtimesh të rregullta, kohë gjatë së cilës ai është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrat me publikun. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Madhëria e Tij do të vazhdojë të ndërmarrë punët shtetërore dhe dokumentet zyrtare si zakonisht”, thuhet në deklaratë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";