Mbretëria e Bashkuara ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin e Ukrainës, njoftoi Qeveria britanike të martën.

 

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se sanksionet shënjestrojnë individë dhe organizata për shkak të rolit që shteti ka luajtur në pushtimin rus të Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Regjimi i [liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr]Lukashenkas në mënyrë aktive ndihmon pushtimin ilegal të Rusisë dhe ai do të përjetojë pasoja ekonomike për mbështetjen e [presidentit rus, Vladimir]Putin”, tha Truss.

 

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Lukashenka ka thënë se shteti i tij nuk do t’i bashkohet pushtimit të Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbretëria e Bashkuar veçse ka vendosur sanksione ekonomike ndaj zyrtarëve dhe individëve rusë, për përfshirjen e tyre në pushtimin e Ukrainës./ Rel