Mbretëresha britanike Elizabeth II është infektuar me koronavirus, bëri të ditur Pallati Buckingham.
Pallati bëri të ditur se Mbretëresha, 95-vjeçare, ka simptoma të lehta, të ngjashme me ato të gripit stinor.
Advertisement
“Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”.
Mbretëresha Elizabeth ka qenë në kontakt me djalin e saj të madh, Princin e Uellsit, i cili rezultoi pozitiv për COVID-19 javën e kaluar. Po ashtu, mësohet se një numër personash kanë rezultuar pozitivë në Kështjellën Uindsor, ku Mbretëresha jeton.
Advertisement