Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE; në fokus lufta Izrael-Hamas/ Borrell: Të lejohet kalimi i ndihmave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrat e Jashtëm te BE janë mbledhur këtë të hënë në Luksemburg për të diskutuar mbi situatën e konfliktit –Izrael Hamas duke spostuar kështu në axhendë luftën në Ukrainë për herë të parë  në 18 muaj.

 

Përpara nisjes së takimit shefi i diplomacisë së BE, Josep Borell iu bashkua thirrjeve për hapjen e korridoreve humanitare dhe futjen e ndihmave në Rripin e Gazës.

 

Advertisement

JOSEP BORRELL

SHEF I DIPLOMACISË SË BE

“Gjëja më e rëndësishme për momentin është mbështetja humanitare për Gazën. Në kohë normale, pa luftë , në Gaza futeshin 100 kamionë në ditë, kështu që është e qartë që 20 janë të pamjaftueshëm. Egjipti ka shprehur gatishmërinë për të lejuar të gjithë kamionët që janë në rradhë.”

 

Advertisement

20 kamionët e parë me ndihma humanitare mbërritën në rripin e Gazës të shtunën, pas dakordesimit të SHBA me qeverinë izraelite.

 

Deri me tani janë futur 3 ngarkesa të ndryshme me ndihma humanitare bazike, por organizatat i kanë konsideruar të pamjaftueshme.

 

Advertisement

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se ndihmat e tre ditëve të fundit janë sa 4% e ngarkesave që futeshin në rripin e Gazës në kohë normale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy