Konferenca e nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive që u mbajt sot në Varshavë, arriti të sigurojë 6.5 miliardë dollarë donacione që do të mbështsin reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë.

 

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson si organizatorë, në partneritet me krerët e BE-së, deklaruan se ndihmat do të mbërrijnë sa më parë të jetë e mundur tek populli ukrainas ndërsa në një moment të dytë do të konsiderohet edhe mënyra për të ndihmuar ridnërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e konsideroi mbështetjen thelbësore për të fituar luftën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

VOLODYMIR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

 “Mënyra se si do të mbarojë kjo luftë brutale, vendoset jo vetëm në fushën e betejës por edhe përmes ekonomisë, financave, mbështetjes humanitare dhe aftësisë për të siguruar një jetë normale në territoret tashmë të liruara si dhe rindërtimi i asaj që është shkatërruar nga ushtria ruse.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Edhe Shqipëria iu bashkua punimeve të konferencës së donatorëve në Varshavë. (efekte) Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij rikujtoi rolin që ka luajtur Shqipëria si anëtare e përkohëshme e Këshillit të Sigurimit në mbështetetjen ndaj Ukrainës ndërsa bëri të ditur se vendi ynë dhuron 1 milion euro në kuadër të ndihmës humanitare të koordinar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

EDI RAMA

KRYEMINISTER

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E di që kjo nuk do të ndryshojë fatin e luftës e të rindërtimit, por jemi shumë të nderuar që jemi këtu dhe i jam shumë mirënjohës kryeministrave të Polonisë e të Suedisë që na bënë pjesë të saj. Deri në fund ne do të bëjmë më të mirën për të nderuar detyrimin tonë ndaj miqve tanë ukrainas dhe popullit ukrainas, duke synuar sigurisht atë çka të gjithë këtu synojnë, që të kemi një fund të kësaj lufte e të shohim paqen të mbërrijë sa më shpejt të jetë e mundur.”

 

Sipas vlerësimit të OKB-së, miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqim, furnizime mjekësore dhe strehim. Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB-ja ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit.

TITRA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHQIPERIA, 1 MLN EURO UKRAINES

 

NE TOTAL KONFERENCA E DONATOREVE MBLODHI 6.5 MILIARDE DOLLARE NDIHMA 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";