![Mbipopullohen 2 xhamitë e qytetit në Kukës, Myftiu: Ky muaj i begatë në kohë pandemia na afroi me njëri- tjetrin](http://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2020/05/Xhami-300x160.jpg)
Dy xhamitë e qytetit të Kukësit u mbipopulluan nga besimtarët në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit.
Pas 30 ditësh agjërimi besimtarët u mblodhën në ambientet e brendshme dhe të jashtme të xhamisë e duke u lutur për më shumë begati e harmoni.
Myftiu i Kukësit Islam Hoxha tha se ky muaj i begatë ishte ndryshe nga të tjerët për shkak të pandemisë, por shërbeu për t’u afruar më shumë më njeri tjetrin dhe besimin për më shumë mirësi.
Advertisement