Numri i rasteve të prekura me koronavirus në gjithë botën e ka tejkaluar shifrën 6 milionë të shtunën, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Amerika Latine ka raportuar 50,000 viktima nga ky virus, raporton Reuters. Shtetet si Brazili, Kili dhe Meksika, janë duke u përpjekur të ndalin hovin e përhapjes më të madhe të virusit, i cili shpërtheu në Kinë në shkurt para se të përhapej në masë të madhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Virusi COVID-19 që prek organet respiratore, ka marrë jetërat e 317 mijë personave në botë, e që numri pritet të jetë edhe më i madh për shkak se testimet po vazhdojnë.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 2,738,286 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,9 milion raste aktive që presin të shërohen.
Përkundër rritjes së vazhdueshme të të infekruarve, shumë shtete janë duke hapur shkollat dhe vendet e punës, pas shumë javëve në izolim për të parandaluar përhapjen, por që ka shkaktuar dëme të mëdha ekonom