“Mbi 400 mercenarë rusë në Kiev u urdhëruan të vrasin presidentin e Ukrainës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mbi 400 mercenarë rusë në Kiev u urdhëruan të vrasin presidentin e Ukrainës”

Një nga objektivat e luftës ruse në Ukrainë është rrëzimi i qeverisë aktuale për të vendosur një tjetër që mund të komandohet lehtësisht nga Vladimir Putin.

The Times raporton se më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra nga Kremlini për të vrarë presidentin Volodimir Zelensky dhe qeverinë e tij, për të përgatitur terrenin që Moska të marrë kontrollin.

Grupi Wagner, i drejtuar nga një prej aleatëve më të afërt të Presidentit Putin, fluturoi me mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të prerë kokën e qeverisë së Zelenskyt në këmbim të një bonusi të madh financiar.

Informacioni në lidhje me misionin e tyre arriti në qeverinë ukrainase të shtunën në mëngjes dhe disa orë më vonë Kievi shpalli shtetrrethimin 36-orësh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy