Mbi 4 mijë të vrarë dhe 11 mijë të plagosur nga lufta Izrael-Hamas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 4 mijë të vrarë dhe 11 mijë të plagosur nga lufta Izrael-Hamas

Orët kalojnë dhe bilanci i luftës  së  përgjakshme  mes Izraelit dhe Hamasit sa vjen e rritet.

 

Të paktën 4150 persona kanë mbetur të vdekur  dhe  më shumë se 11.000 të tjerë janë   plagosur. Situata paraqitet e rendë në spitalet e Gazës, ku zyra humanitare e OKB-së  ka paralajmëruar se  rezervat e fundit pritet  të mbarojnë brenda disa orësh, duke vënë në rrezik jetën e mijëra pacientëve.

 

Advertisement

E ndërsa  Gaza  vijon të mbetet e rrethuar,  autoritetet  i kanë bërë thirrje faktorit ndërkombëtar  për dërgimin  e punonjësve shëndetësore vullnetare, por deri më tani nuk është ndërmarr asnjë hap. Jo vetëm kaq pasi edhe rezervat ushqimore,  uji dhe energjia elektrike janë drejt fundit, pasi Izraeli ka siguruar vetëm 20 % të nevojave të Gazës për ujë.

 

Mediat raportojnë se më shumë se 1000 palestinezë  kanë mbetur nën rrënojat e banesave të shkatërruara, e ndërsa po kërkohet për gjetjen e trupave të tyre.

 

Advertisement

Në rritjen e tensioneve mes dy vendeve  ushtria izraelite ka  urdhëruar që  banorët që jetojnë  në 28 komunitetet afër Libanit të evakuohen.

 

Po ashtu  dhjetëra persona janë arrestuar  nga autoritetet izraelite në Bregun Perëndimor  gjatë natës.

 

Advertisement

Qytetarët  janë  mbledhur në vendkalimin e Rafah të  Egjiptit për ti shpëtuar luftës,por deri më tani kjo pikë  vijon të  mbetet e mbyllur.

 

Afro 500.000 persona janë  strehuar në shkolla dhe në ndërtesa të tjera në mbarë territorin. Izraeli ka deklaruar se  nuk do të heqë dorë nga  vendimi për rrethimin e Gazës , derisa militantët e  Hamas  do të lirojnë të gjitha pengjet.

 

Advertisement

Po ashtu Ushtria izraelite ka akuzuar drejtpërdrejt Teheranin se  fshihet pas sulmeve me raketa nga grupi militant Hezbollah, në veri të vendit.

 

Së fundmi presidenti i SHBA-ve  Joe Biden e ka quajtur  një gabim pushtimin e Gazës nga Izraeli  duke theksuar se grupi militant i Hamasit nuk përfaqëson të gjithë popullin palestinez. Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, pritet të vizitoj sot Izraelin, ku do të takohet me kryeministrin  Netanyahu.

 

Advertisement

Pas tij të martën do të shkoj edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy