Të paktën 25,143,423 njerëz janë infektuar me COVID-19 në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë globale, sipas Johns Hopkins.
Shifrat tregojnë gjithashtu se të paktën 845,414 njerëz kanë vdekur pasi janë prekur nga sëmundja.
Numrat e rasteve janë rritur në mënyrë eksponenciale që kur u raportuan për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019.
Ndërsa bota ka mësuar shumë rreth mënyrës së kontrollit të përhapjes së virusit, qeveritë kanë filluar të humbin edhe një herë kontrollin e situatës.
Vendet që u goditën në fillim të pandemisë panë që numri i rasteve ulej pasi ata vendosën rregulla të rrepta. Por shifrat po rriten përsëri, pasi u hoqën kufizimet. Po ashtu, qytetarët po ngrihen në protesta kundër veshjes së maskave dhe kufizimeve të tjera që kanë çuar në humbjen e vendit të tyre të punës dhe dëme ekonomike.
The post Mbi 25 milionë njerëz të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën appeared first on Vizion Plus.