Autoritetet greke po vazhdojnë përballjen me zjarre në ishullin Evia. Më shumë se 2,000 njerëz tashmë janë evakuuar.

 

Zyrtarët lokalë thanë se disa pjesë të ishullit tashmë janë shkatërruar derisa u ankuan se nuk ishte dërguar ndihmë e mjaftueshme për të shuar zjarret.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i qytetit Istiaia në ishullin Evia, Giannis Kontzias, tha për mediat lokale se “tashmë është shumë vonë, zona është shkatërruar”.

 

Greqia po përballet me valën e saj më të rëndë të të nxehtit në 30 vitet e fundit. Temperaturat kanë shkuar deri në 45 gradë Celsius (113F).

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë ditëve të fundit zjarre ka pasur edhe në rajone tjera të Greqisë. Një zjarr në periferinë veriore të Athinës thuhet se është shuar.

 

Ekspertët thonë se vala e nxehtësisë po bëhet më e mundshme dhe më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me një situatë të tillë gjatë kësaj periudhe janë përballur edhe vende tjera, përfshirë Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor./ Rel