Më shumë se 150 zyrtarë e kanë quajtur sulmin e Putinit në Ukrainë si “një mizori “, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve “të mos marrin pjesë”.
Zyrtarët rusë kanë nënshkruar një letër të hapur në të cilën dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin si “një mizori e paprecedentë” dhe paralajmërojnë “pasoja katastrofike”.
Zyrtarët thanë se ishin “të bindur” që qytetarët rusë nuk e mbështesin luftën dhe fajësuan “veçanërisht” Putinin për urdhërimin e trupave në Ukrainë në një sulm “për të cilin nuk ka dhe nuk mund të ketë justifikim”.
Letra u kërkon qytetarëve rusë “të mos marrin pjesë në agresion” dhe u bëri thirrje atyre të shprehen kundër pushtimit sepse “vetëm dënimi masiv popullor mund ta ndalojë luftën”.
Midis nënshkruesve të letrës ishin deputetët e Moskës, Elena Rusakova, Maxim Gongalsky, Andrey Morev, Elena Kotenochkina dhe Elena Filina si dhe zyrtarët e Shën Petersburgut, David Kuvaev, Polina Sizova, Veliky Novgorod dhe Anna Cherepanova.
Ishte një hap befasues për zyrtarët rusë që të flisnin kundër Putinit, i cili zakonisht mban një kontroll të hekurt ndaj mospajtimit.
Javën e kaluar, Putini, në një takim me shefat më të lartë të sigurimit të Moskës, dukej se zyrtarët ishin të detyruar të mbështesnin planet e tij për të pushtuar Ukrainën.