Mbështetësit e presidentit Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kanë hyrë këtë të mërkurë në ndërtesën e Kongresit, teksa ligjvënësit ishin mbledhur në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Situata në Kapitol është e tensionuar, pasi protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.
Si pasojë e përplasjeve, ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.
Protestuesit janë shpërndarër kudo në ndërtesën e Kapitolit. Ndërkohë, policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.
Skenat kaotike erdhën pasi Presidenti Trump iu drejtua mijëra mbështetësve pranë Shtëpisë së Bardhë, duke përsëritur pretendimet e tij të pabazuara se zgjedhjet u vodhën me manipulime në shkallë të gjerë.
Përmes një postimi në Tëitter, Trump bëri thirrje për qetësi.
“Kërkoj nga të gjithë në (ndërtesën e) Kapitolit të SHBA-së, të qëndrojnë të qetë. Jo dhunë! Mos harroni, ne jemi Parti e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit!”, shkroi Trump në Tëitter.