Joe Biden i kërkoi presidentit të SHBA-ve Donald Trump që të dalë në në televizionin kombëtar dhe t’iu bëjë thirrje mbështetësve të tij që të largohen nga Kapitoli.
Ai e cilësoi situatën e krijuar në Kongresin amerikan, ku protestuesit pro Trump hynë në këtë godinë, një moment të errët në historinë e vendit dhe një sulm ndaj sundimit të ligjit.
Ai u shpreh se skenat në Kapitol nuk pasqyrojnë Amerikën e vërtetë dhe se në këtë mënyrë po kërcënohet demokracia.
Situata në Uashington është tensionuar ndjeshëm, pasi protestuesit u përplasën me forcat e sigurisë. Disa demonstrues sulmuan me grushta dyert e sallës kryesore ku zhvillohen senacat e kongresit, në përpjekje për të hyrë brenda.
Mediat amerikane raportojnë edhe për të plagosur pasi janë dëgjuar të shtëna armësh. Protestuesit u përhapën kudo në ndërtesën e Kapitolit, ndërsa policia shoqëroi ligjvënësit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.