Mbërrin anija e parë me ndihma humanitare në Gaza, pritet një dërgesë e dytë prej 400 tonësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbërrin anija e parë me ndihma humanitare në Gaza, pritet një dërgesë e dytë prej 400 tonësh

Anija Open Arms and World Central Kitchen (WCK) që kishte lundruar nga Qiproja e ngarkuar me 200 ton ndihma humanitare për palestinezët e Rripit të Gazës ka arritur në destinacionin e saj dhe është brenda një milje nga brigjet e enklavës palestineze.

Siç tha një përfaqësues i WCK, skela e përkohshme pritet të jetë gati sot për shkarkimin e ndihmave humanitare pa probleme. Një dërgesë e dytë, 400 tonë këtë herë, tashmë është duke u përgatitur, me qëllim luftën ndaj urisë po vuajnë mijëra njerëz në zonën palestineze për shkak të bllokadës 5-mujore izraelite dhe bombardimeve të vazhdueshme.

Nuk dihet saktësisht se si do të shpërndahen ndihmat humanitare dhe organizata të ndryshme po shprehin shqetësimin nëse ndihma do të arrijë realisht tek ata që kanë vërtet nevojë. Në çdo rast, ata vënë në dukje se ndihma humanitare nga ajri apo nga deti nuk është e mjaftueshme për të kompensuar vështirësitë e dërgimit të furnizimeve bazë nga toka.

Sipas agjencive të OKB-së, 85% e popullsisë së Gazës është zhvendosur nga vendbanimi i tyre, ndërsa 60% e infrastrukturës së të gjitha llojeve është shkatërruar plotësisht. Nga ana e saj, ministria e shëndetësisë e Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 31,300 të vdekur dhe 73,000 të plagosur, nga të cilët 72% janë gra dhe fëmijë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy