Me sloganet “Maska është enigmë dhe marrëzi”, “Liria mbi frikën” apo “Nuk mund të marr frymë”, qindra protestues marshuan në rrugët e Londrës, një ditë pasi kabineti i Mbretërisë së Bashkuar zgjeroi udhëzimet për mbajtjen e detyrueshme të maskës.
Kryeministri Boris Johnson ka bërë të ditur se do të rikthehen bllokimet lokale për të ndaluar përhapjen e virusit dhe kufizimet do të qëndrojnë në fuqi të paktën edhe dy javë të tjera. Por në vend po zhvillohet një debat i ashpër nëse ekziston një bazë shkencore për shumë politika anti-koronavirus.
Mes skepticizmit në rritje në të gjithë botën mbi efikasitetin e masave të ndërmarra për menaxhimin e pandemisë, marshi kundër maskës u përqëndrua edhe pranë godinave të televizionit shtetëror BBC.
Protestuesit thonë se zëri i ekspertëve që mendojnë ndryshe ndaj masave të ndërmarra, është heshtur. Sipas tyre, mbajtja e maskës nuk është provuar të jetë efektive nga ana mjekësore.
The post “Maska është enigmë e marrëzi”/ Protestë edhe në Londër kundër qeverisë dhe BBC appeared first on Vizion Plus.