Autoritetet britanike kanë arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Renato Gecit, 21-vjeçari shqiptar që u godit me thikë gjatë një sulmi në Londër.
Në pranga ra Shaddai Smith nga Ramford. Ai akuzohet për vrasje dhe plagosje me dashje, si dhe vjedhje në një pronë në Granville Avenue. Bashkë më të, është arrestuar edhe një 27-vjecare, e cila dyshohet të ketë ndihmuar autorin që të vriste shqiptarin.
Renato Geci u ekzekutua me thikë në perëndim të Londrës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3:20 të mëngjesit të së hënës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";