Të paktën pesëdhjetë qytetarë, duke përfshirë edhe fëmijë, raportohet të jenë vrarë në Mianmar, duke shenuar kështu ditën më të përgjakshme të protestave që nga nisja e grushtit të shtetit.
Mijëra qytetarë mbushën rrugët e qyteteve kryesore, duke sfiduar kështu paralajmerimin e ushtrisë se do të qëlloheshin me armë zjarri.
Ndërsa qeveria ushtarake bëri një shfaqje madhore të forcës për Ditën Vjetore të Forcave të Armatosura. Gjenerali i ushtrise tha në një fjalim ne televizionin kombëtar se ai do të mbrojë demokracinë, duke premtuar zgjedhje te ligjshme.
MIN AUNG HLAING
“Ushtria kërkon të bashkojë duart me të gjithë kombin për të mbrojtur demokracinë. Akte të dhunshme që prekin stabilitetin dhe sigurinë për të bërë kërkesa janë të papërshtatshme. Ushtria duhej të merrte pushtetin për shkak të “veprimeve të paligjshme” nga udhëheqësja e zgjedhur Suu Kyi dhe partia e saj.”
Advertisement
Sipas shifrave të fundit, që prej fillimit të protestave, në Mianmar janë vrarë mbi 400 protestues.