11 persona, mes të cilëve katër ishin gra, janë vrarë në një lokal në Meksikë.

Prokurorët e shtetit thanë se trupat e pajetë të shtatë burrave dhe katër grave orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Jaral del Progreso, në një lokal të vendosur anës autostradës.

Autoritetet pohuan gjithashtu se një tjetër grua mbeti e plagosur nga të shtënat.

Sipas mediave vendase, gratë që kanë humbur jetën mund të kenë punuar si kërcimtare në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Udhëheqësi i bandës së Santa Rosa de Lima, Jose Antonio Yepez Ortiz, i cili njihej me pseudonimin El Marro e kishte kthyer prej kohësh Guanajuato në një betejë të përgjakshme me kartelin e Jalisco. Ai u ndalua nga autoritetet, pasi akuzohet si përgjegjësi kryesori i shpërthimit të dhunës në vendin industrial dhe bujqësor.

The post Masakër në Meksikë, 11 persona vriten në një lokal gjatë natës appeared first on Vizion Plus.