Gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme në zonën Loutsa, konkretisht mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Greqi. Mediat greke raportojnë se të vrarët dyshohet se janë të gjithë shqiptarë.

 

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një larje hesapesh. Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në informacionet e para u tha se personat e përfshirë në masakër janë romë, por pak më vonë u bë e ditur se mund të ishin grupe rivale të mafiozëve shqiptarë. Pesë të vdekur u gjetën në një makinë me targa gjermane dhe një tjetër jashtë makinës. Të shtënat me sa duket kanë qenë drejtuar makinës me targa gjermane.