Dasma e Princit Charles dhe Princeshë Dianës u quajt ngjarja mbretërore e shekullit në vitin 1981.
Princi Charles ishte 12 vite më i vjetër se Princeshë Diana, megjithatë kjo nuk e pengoi martesën e tyre.
“Martesa me Dianën ishte një gabim i madh”, ishin fjalët e Princit Charles të Anglisë, 20 vjet pas vdekjes së ish-gruas. Në prag të ditëlindjes së tij të 70-të ai pranoi hapur se martesa me Dianën nuk duhej të kishte ndodhur e se e dinte që në fillim se me të nuk do ishte fushë me lule.
“Para se të martoheshim, u takuam 12 herë dhe nuk isha në gjendje të kuptoja nëse ajo do të ishte gruaja e jetës sime”, ka thënë Charles në një libër biografik të shkruar për të nga Robert Jobson me titull “Charles At Seventy: Thoughts, Hopes And Dreams”.
“Dëshiroja shumë ta anuloja martesën, kur gjatë fejesës zbulova se sa keq do ishte e ardhmja jonë, pa pasur mundësinë të takoheshin paraprakisht”, ka thënë Charles, ndërkohë që ka sqaruar se martesa ishte e detyruar nga i ati, Princi Philip, shkruan Living.
“Ose martohu, ose lëre”, i kish thënë ai asokohe.
Charles tregoi edhe se çfarë nuk pëlqente tek Diana ishte humori i saj i lëkundur dhe se të dy e kishin të pamundur të komunikonin e të merreshin vesh.
Ishte një shok që e bindi Charles se duke u martuar me Dianën po bënte gjënë e duhur për vendin, ndërkohë që në të vërtetë nuk rezultoi ashtu.
“Ndihem fajtor që e futa në një botë që nuk ishte e veta, duke e detyruar atë të bënte një jetë që nuk ishte në gjendje ta menaxhonte”, tha Charles.
Megjithatë se si shkoi historia dihet. Ata u divorcuan, Diana humbi jetën në një aksidenti automobilistik në 1997-ën dhe në vitin 2005 Charles u martua me gruan e tij të dytë Camilla-n, dashurinë e tij të hershme. “Unë nuk fajësoj asnjërin për gjithçka që ka ndodhur, ishin zgjedhje të gabuara ato që bëmë dhe tani jam i lumtur me Camillën” pranoi Charles i përmbushur tashmë.